
Mexhiti: Arben Fetai mbetet zëvendëskryeministër, Azir Aliu propozohet ministër i Shëndetësisë
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, deklaroi sot para mbledhjes së koalicionit VLEN se Arben Fetai do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë.
Ndërkohë, koalicioni VLEN do të propozojë Azir Aliun për postin e ministrit të Shëndetësisë.
“Arben Fetai mbetet zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë, ndërsa për ministër të Shëndetësisë do të propozohet Azir Aliu,” u shpreh Mexhiti.
Mexhiti gjithashtu bëri të ditur se pret që në të ardhmen disa deputetë nga Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe nga Fronti Evropian t’i bashkohen koalicionit VLEN.