
Mexhiti: Ata që na quajnë vasalë, harruan se me ne u bë “One Stop Shop” në Bllacë
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj kritikëve të opozitës, duke theksuar se pikërisht gjatë mandatit të qeverisë aktuale është realizuar një prej projekteve më të rëndësishme për lëvizjen e lirë të qytetarëve, pika e përbashkët kufitare One Stop Shop në Bllacë, mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
“Ata që na paraqesin si vasalë, harrojnë se u bë One Stop Shop në Bllacë. Tash duhet edhe në Jazhincë, dhe është koha të ndryshojmë çfarë kanë bërë qeveritë e kaluara në Tabanoc e Qaf Thanë, sepse ato sisteme janë jofunksionale”, deklaroi Mexhiti.
Ai theksoi se përmirësimi i bashkëpunimit dhe lehtësimi i qarkullimit me Kosovën është prioritet strategjik dhe simbolik i lidhjes natyrale mes shqiptarëve në rajon, ndërsa premtoi se qeveria do të vazhdojë me modernizimin e pikave kufitare në koordinim me palët përkatëse.