AA
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, njëherësh kandidat për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti mbrëmë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Të dy ndoqën së bashku shfaqjen teatrore “Një dorëzim” nga autori i njohur Martin McDonagh, e interpretuar nga trupa teatrore e Preshevës, me aktorët Gani Veseli, Valon Nuhiu, Egzona Salihu dhe Gani Ibishi.
Shfaqja u dha në Sheshin “Skënderbeu”, në kuadër të Javës Kulturore “Doku n’Çarshi”.
Pas shfaqjes, Mexhiti theksoi rëndësinë e kësaj mbrëmjeje kulturore.
“Ishte radha e Preshevës të flasë me gjuhën e artit, duke na dhuruar humor, mendim dhe një lojë të pasur skenike. Ishte kënaqësi e veçantë të përjetohet një natë ku arti i jep qytetit tonë një dimension të ri”, tha Mexhiti.
Ai ftoi qytetarët të marrin pjesë në aktivitetet e mbetura të festivalit, që jo vetëm pasurojnë jetën kulturore të Shkupit, por edhe rikthejnë vëmendjen te trashëgimia jonë e përbashkët dhe te vlerat e Çarshisë së Vjetër.
Java Kulturore “Doku n’Çarshi” përmbyllet të mërkurën, më 10 shtator, duke kurorëzuar një projekt që synon jo vetëm gjallërimin kulturor të qytetit, por edhe promovimin e diversitetit dhe historisë së Komunës së Çairit.
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, deklaroi se VLEN-i është forca politike kryesore te shqiptarët, duke iu referuar anketave të fundit.
Pacientët me organe të transplantuar nga nesër, 26 gusht, do të mund ta marrin ilaçin Myfortic (mycophenolic acid) prej 180
“Nxënësit do të kenë tekste shkollore, ato janë shpërndarë dhe ndodhen nëpër shkolla. Për herë të parë këtë vit, këtë