Mexhiti: E ndalova nënshtrimin e Haqim Ramadanit pas zgjedhjeve ndaj kryetarit të ri në Bërvenicë
Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se ka ndërhyrë për të mos lejuar rikthimin e Haqim Ramadanit në Komunën e Bërvenicës, pas zgjedhjes së kryetarit të ri.
Sipas tij, situata në këtë komunë ka qenë e ndjeshme pas procesit zgjedhor dhe përplasjeve gjatë fushatës.
“Nuk ka pse të pajtohen Haqim Ramadani me z. Mickoski. Ka pasur fushatë dhe përplasje, sidomos me kandidatin që u zgjodh në Bërvenicë. Z. Haqim Ramadani ka qenë sekretar në komunë dhe nuk kam lejuar që të shkojë në Komunën e Bërvenicës t’i bie ndër këmbë kryetarit të ri. Ai është ekspert i fushës, me 17 vite përvojë në decentralizim, dhe e kam tërhequr në Komunën e Çairit”, deklaroi Mexhiti.