
Mexhiti: Edhe 1 milion e 150 mijë euro për Çairin!
AA
Izet Mexhiti
Edhe dy projekte të rëndësishme me vlerë të përgjithshme 1 milion e 150 mijë euro për Çairin, të financuara drejtpërdrejt nga Qeveria në kuadër të thirrjeve për investime kapitale.
Pishina moderne në Serovë:
Me një investim prej 1 milion euro, do të ndërtohet një pishinë moderne pranë Shkollës Fillore “Adem Jashari” në lagjen Serovë. Ky projekt do të krijojë kushte të reja për edukim dhe aktivitet fizik për fëmijët, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën sportive dhe arsimore të lagjes.
Rruga “Nexhati Agolli”:
Me një vlerë prej 150 mijë euro, kjo rrugë është asfaltuar, dhe është rregulluar rrjeti i infrastrukturës nëntokësore, duke ofruar kushte cilësore për banorët e zonës.
Ky është vetëm fillimi i investimeve të reja për Serovën, dhe për gjithë Çairin. Zhvillimi urban, arsimi cilësor dhe infrastruktura moderne do të mbeten prioritet yni i pandryshueshëm.