AA
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj qëndrimeve të opozitës shqiptare të ashtuquajtur “Fronti Kombëtar”, duke i quajtur paradoksale deklaratat e tyre për mbrojtjen e interesave kombëtare.
Në një postim publik, Mexhiti ka ironizuar thirrjet për “bashkim kombëtar” dhe paralajmërimet për rrezikun e zhbërjes së të arriturave të shqiptarëve në vend.
“Po nëse të arriturat për shqiptarët zhbëheshkan kaq kollaj, siç pretendojnë për çdo ditë, a do të thotë që për 20 vjet asnjë çështje nuk qenka institucionalizuar?!”, pyet Mexhiti, duke aluduar në mungesën e rezultateve konkrete nga qeverisja e mëparshme e partive opozitare shqiptare.
Sipas tij, nëse të gjitha zgjidhjet e mëhershme mund të rrezikohen kaq lehtë, atëherë ato nuk kanë qenë reforma të vërteta, por “mashtrime për popullin”.
Ky reagim vjen në një kohë kur debati politik mes shumicës së re dhe opozitës shqiptare është intensifikuar, sidomos rreth çështjeve të identitetit, përfaqësimit dhe balancave etnike në institucionet shtetërore. (INA)
Temperatura më e ulët në mëngjes në orën 7 është matur në Berovë – 3 gradë dhe në Hanet e
Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të thata. Të gjitha akset rrugore në vend
Moti në mëngjes do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare dhe me kushte për shfaqjen