
Mexhiti para të rinjve prezаnton projektin e Qendrës Rinore në Çair
AA
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, ka prezantuar projektin e Qendrës Rinore, të cilën e vlerësoi si një nga prioritetet kryesore të mandatit të tij.
Sipas Mexhitit, Qendra Rinore do të shtrihet në katër nivele funksionale.
“Kati i parë: bibliotekë dhe sallë ligjëratash, e hapur për lexim, kërkime dhe ngjarje të ndryshme.
Kati i dytë: Qendër Digjitale me laborator të inteligjencës artificiale (AI), kompjuterë dhe trajnime falas në programim, inteligjencë artificiale dhe shkrim-lexim digjital. Ky kat do të përfshijë edhe një hapësirë bashkëpunimi (co-working space) për mbështetje të start-up-eve rinore, si dhe program mentorimi ‘nga të rinjtë për të rinjtë’.
Kati i tretë: Akademia STEM, e cila do të ofrojë trajnime në fushën e teknologjisë, shkencës, artit dhe matematikës.
Kati i katërt: hapësira për teatër, këshillim dhe aktivitete kreative, e destinuar për të rinjtë që duan të shprehen lirshëm dhe pa barriera”.
Qendra Rinore, suç ka sqaruar Mexhiti, do të jetë vendtakim i gjeneratës së re, ku do të kombinohen arsimi, inovacioni, arti dhe kreativiteti.
“Ajo do të shërbejë si një platformë për zhvillimin personal dhe profesional të të rinjve të Çairit”, theksoi Izet Mexhiti.