Mexhiti për kongresin e VLEN-it: Jemi të hapur për të gjitha partitë që nuk janë me BDI-në
Kryetari i Komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, sot në një paraqitje para mediave foli për bashkimin e VLEN-it, ndërsa tha se shqiptarët në vazhdimësi janë ballafaquar me monopol politik ose të përçarë në shumë parti.
Mexhiti theksoi se VLEN-i është një fillim i ri dhe i ftoi që të bashkëngjiten ata që duan të jenë pjesë e këtij subjekti të ri.
“Prej viteve 90-ta, në vazhdimësi shqiptarët janë ballafaqur ose me monopol politik ose të përçarë në shumë frakësione. Jemi ndër rastet e rralla ku tejkalojmë ngjyrat partiake dhe egot. Është imperativ i kohës që VLEN-i të jetë i bashkuar dhe të flet me një zë”.
“Shqiptarët do të kenë konkurrencë me ide dhe platforma, e nuk do të jenë të përçarë. Këtu nuk mbaron, VLEN-i do të jetë i hapur për intelektualët e pavarur dhe ekspertët e fushave të ndryshe, por edhe për subjektet që për momentin nuk janë me BDI-në”, tha Mexhiti.