Mexhiti shpalos zhvillimet e seancës së djeshme të Qeverisë
Zv.Kryeministri i parë, Izet Mexhiti ka shpalosur pikat të cilat janë marrë në seancën e djeshme të Qeverisë si dhe ka njoftuar për drejtorët e emëruar të VLEN
Zhvillime të rëndësishme nga SEANCA E DJESHME E QEVERISË
Në seancën e djeshme të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u morën vendime qenësore për zhvillimin e mëtejshëm të politikave të VLEN.
Në këtë seancë:
Janë emëruar 10 drejtorë të rinj nga Koalicioni VLEN; individë të përkushtuar të cilët do të sjellin energji dhe ide inovative në institucionet përkatëse.
Qeveria e RMV angazhoi Ministrinë e Financave të bëjë interpretimin autentik të Ligjit për lojërat e fatit; Intepretimi autentik mundëson largimin e kumarit nga shtëpitë tona, me mbylljen e menjëhershme të on-line kazinove dhe zvogëlimin e kazinove dhe bastoreve nga 50-70%.
Në cilësinë e zv.kryeministrit të parë, u zgjodha koordinator i organizimit të ngjarjeve për shënimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
VLEN vazhdon angazhimin e saj për një jetë më të mirë për qytetarët.
Kalojmë në VEPRIM!
[adrotate banner="4"]