AA
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot u takua me ambasadoren e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, znj. Angela Ageler, përcjell TV21. Nga Kabineti i zv/kryeministrit njoftojnë se gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin teknik dhe shkencor për ruajtjen e Liqenit të Ohrit, një pasuri natyrore dhe kulturore ndërkufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
“Qëllimi i bashkëpunimit është përmirësimi i cilësisë së ujit, menaxhimi i peshkimit dhe zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm liqenor. Gjatë vitit 2024, dy ekspertë amerikanë zhvilluan vizita në terren dhe takime dyjavore në rajonin e Ohrit, për të vlerësuar gjendjen aktuale. Raporti për vizitën përmban disa rekomandime konkrete, ndër të cilat: forcimi i kapaciteteve të Institutit Hidrobiologjik përmes modernizimit dhe mbështetjes për stafin shkencor, krijimin e një programi kombëtar afatgjatë për monitorimin limnologjik dhe fondin peshkor, zhvillimin e një plani të përbashkët ndërkufitar për menaxhimin e inkubatorëve dhe mbrojtjen e troftës së Ohrit, krijimin e mekanizmave për zbulimin e hershëm të specieve invazive; si dhe zhvillimin e një programi kërkimor për turizmin e qëndrueshëm dhe përforcimi i rolit të organizatave joqeveritare. Në këtë kuadër, sot në takim mori pjesë edhe Prof. Jason Stockwell, drejtor i Laboratorit Shkencor për Mjedisin dhe Burimet Natyrore nga Univerziteti i Vermontit, SHBA, i cili në ditët në vijim do të qëndrojë në Ohër e më pas do të prezatojë idetë e tij për vazhdim të bashkëpunimit me Institutin Hidrobiologjik – Ohër dhe institucionet tjera relevante në vend. Mexhiti dhe Ageler u dakorduan se ruajtja e Liqenit të Ohrit është një prioritet kombëtar dhe ndërkufitar, ndërsa bashkëpunimi me SHBA-të dhe partnerët ndërkombëtarë do të sjellë ekspertizën e nevojshme për ta mbrojtur këtë trashëgimi unike natyrore dhe kulturore”, thuhet në njoftim.
Gjatë ditës së djeshme (02.02.2026), përmes sistemit “Safe City” janë evidentuar gjithsej 651 shkelje të rregullave të trafikut në territorin
Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar – dhjetor të vitit 2025 krahasuar me periudhën janar – dhjetor të
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë