Mexhiti takon ish-këshilltarin e administratës Trump, diskutohet bashkëpunimi ekonomik dhe energjetik
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zhvilloi një takim me Christos Marafatsos, i cili gjatë administratës së parë të Donald Trump ka shërbyer si këshilltar për politika ekonomike, tregti ndërkombëtare dhe energji. Marafatsos më vonë ka qenë gjithashtu pjesë e ekipit për formimin e administratës së re dhe e komitetit të inaugurimit presidencial në vitin 2025 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet SHBA-ve dhe Maqedonia e Veriut, si dhe për thellimin e partneritetit me rajonin.
Kryetari Mexhiti theksoi se bashkëpunimi ekonomik me SHBA-të paraqet një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e vendit dhe për forcimin e lidhjeve strategjike.
“Bashkëpunimi ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet një mundësi e rëndësishme për zhvillimin e vendit dhe për forcimin e lidhjeve tona strategjike. Investimet dhe projektet e përbashkëta, veçanërisht në sektorin e energjisë, mund të kontribuojnë në sigurinë energjetike dhe në zhvillimin ekonomik të rajonit,” deklaroi Mexhiti.
Në fokus të bisedimeve ishin projektet energjetike dhe potenciali për investime që mund të ndikojnë në rritjen e sigurisë energjetike, zhvillimin ekonomik dhe në forcimin e lidhjeve të rajonit me partnerët strategjikë.