AA
Zëvendëskryeministri dhe kandidat i VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit politike të ASH së Arben Taravarit, duke e akuzuar VLEN- se është kthyer në narrativën dhe qëndrimet që përfaqësojnë “botën sërbe”.
Në një deklaratë për mediat, Mexhiti tha se Taravari është pozicionuar në krah të forcave që nuk përfaqësojnë interesat euroatlantike dhe multietnike të vendit, por përkundrazi, lidhen me ndikime që historikisht kanë qenë kundër frymës së integrimit dhe barazisë.
“Taravari është kthyer pikërisht aty ku nuk duhet – te bota serbe. Nuk duhet më tepër për ta kuptuar këtë – mjafton të shihni deklaratat e tij për Ali Ahmetin gjatë viteve të fundit: çfarë ka thënë, si i ka thënë dhe si i ka gëlltitur të gjitha ato që i ka thënë,” deklaroi Mexhiti.
Ai aludoi se Taravari, dikur kritik i zëshëm i kreut të BDI-së, sot po vepron në mënyrë të kundërt me fjalët dhe qëndrimet e mëhershme, duke treguar mungesë koherence dhe parimesh në veprimet politike.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, të premten ka nënshkruar vendimet për suspendimin e gjashtë punonjësve policorë, pas dyshimeve
Një 58-vjeçar humbi jetën dhe një person tjetër u lëndua në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi rreth orës
Një i ri 18 vjeçar ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, pasi ka gjetur dokumente personale dhe një shumë të