AA
Çështja e mbishkrimit të uniformave dhe emblemave të policisë në dy gjuhë do të rregullohet përmes një tenderi të posaçëm.
Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, tha se duke u bazuar në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, uniformat dhe bexhat e policisë në komunat me shumicë shqiptare do të jenë në dy gjuhë, ashtu si te zjarrfikësit dhe shëndetësia.
Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, theksoi se prokurimi publik është bërë në përputhje me ligjin dhe me rregulloren e miratuar që nga viti 2018, duke shtuar se “BDI kishte mundësi në të kaluarën ta zbatojë këtë ligj”.
Sipas tenderit të fundit të shpallur nga MPB-ja, në pjesën e pasme të xhaketave duhet të shkruajë “ПОЛИЦИЈА” në alfabetin cirilik. Ligji për përdorimin e gjuhëve përcakton se uniformat e policisë, zjarrfikësve dhe shëndetësisë në Shkup dhe në komunat ku së paku 20% e qytetarëve flasin një gjuhë tjetër zyrtare, duhet të jenë të shkruara si në maqedonisht, ashtu edhe në gjuhën e tyre amtare.
Është shtyrë seanca kryesore në lëndën për keqpërdorime të dyshuara në SHA “Lotaria Shtetërore”, ku ndër të akuzuarit është edhe
Një pjesë e madhe e Shkupit është përfshirë këtë pasdite nga tymi, ndërsa të dhënat nga disa stacione matëse tregojnë
MARKETING “Ky është udhëkryqi ku është paralajmëruar ndërtimi i një ure të re dhe i një rrethrrotullimi, projekt që,