AA
Sot në mbledhjen e qeverisë së Maqedonisë së Veriut u miratua propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurim Pensional dhe Invalidor!
“Ky është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e jetesës së pensionistëve, duke i përshtatur përfitimet e tyre me kushtet reale ekonomike dhe nevojat aktuale. Ky vendim nuk vjen i shkëputur, por është vazhdimësi e politikave tona konkrete për mirëqenien e kësaj kategorie të qytetarëve”, vlerson zv/kryeministri Izet Mexhiti.
Ai ka shtuar se, “vetëm në nëntë muajt e parë të qeverisjes sonë, kemi rritur pensionet me 5.000 denarë për 340.000 pensionistë, që është dëshmi e qartë se ndryshimet nuk mbesin në letër, por shndërrohen në përfitime të prekshme për njerëzit”.
Në bazë të ndryshimeve të reja, pensionet do të rriten me mbi 1.000 denarë duke filluar nga muaji shtator. Një rritje shtesë prej 1.000 denarësh parashihet për muajin mars të vitit të ardhshëm.
“Kjo është qeverisje që vepron, me rezultate të prekshme, jo me premtime boshe”, shkruan Mexhiti.
Një alarm për vendosje bombash në qendrën tregtare “City Mall” në Shkup ka rezultuar i rremë, njoftojnë nga Ministria e
Sonte rreth orës 19:00 është evakuuar qendra tregtare “City Mall” në Shkup, pasi në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB)
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mori pjesë në sesionin e parë të Anketës Debatuese Kombëtare, të organizuar në kuadër të