AA
Takimet me Xhavit Hasanin janë gjithnjë të këndshme, sepse ai është histori e gjallë e ndërgjegjës sonë kombëtare. Kështu është shprehur Izet Mexhiti, kandidat i VLEN për kryetar të Komunës së Çairit në një publikim të tij në rrjetet sociale, pas takimit me Xhavit Hasanin, një nga figurat e njohura për kontributin ndaj çështjes kombëtare shqiptare.
Mexhiti ka shkruar më tutje se Xhavit Hasani nuk është vetëm dëshmitar, por edhe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ngjarjet më të rëndësishme për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.
“Kontributi i tij në të gjitha betejat historike të kombit tonë ishte e mbetet shembull frymëzimi për gjeneratat e reja, të cilat sot jetojnë të lirë për shkak të angazhimit të palodhur të z. Hasanit me shokë.
Të bisedosh me Xhavitin do të thotë të prekësh historinë nga afër, të kuptosh rrugën e mundimshme të kombit tonë dhe të ndiesh forcën e idealit, që i dha jetë lirisë. Respekt e mirënjohje përherë për të!”, ka shkruar Mexhiti.
Grupi i dytë i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të evakuuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ka mbërritur sot pasdite
Sot është realizuar pagesa e mbështetjes shtesë prej 20% për bartës të ekonomive familjare bujqësore, në shumën totale prej 30.302.543
Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka njoftuar se Parlamenti ka miratuar sot Ligjin për prodhim organik bujqësor, duke e cilësuar