![Mezi kanë pritur të eliminohet, futbollistët e Arsenalit shkojnë në Dubai për pushime](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2025/02/Arsenali-kunder-Njukaselli-850x560.jpg)
Mezi kanë pritur të eliminohet, futbollistët e Arsenalit shkojnë në Dubai për pushime
Skuadra e Arsenalit mbrëmë u eliminua në gjysmëfinale të “Carabao Cup” nga Njukasëlli pas dy humbjeve, si në shtëpi ashtu edhe si mysafir me shifrat 2:0.
Duket se kjo humbje nuk i ka mërzitur “Topçinjët”. Ata do të udhëtojnë drejt Dubait për të pushuar. Skuadra e Arsenalit do t’i ketë 10 ditë pushim dhe tani do i mbush bateritë për të “luftuar” në Premier Ligë.
Ekipi i Mikel Artetas nuk do të luajë futboll deri më datën 15 shkurt, pasi tashmë janë të eliminuar nga FA Cup, që zhvillohet këtë vikend.
Pas pushimit në Dubai, Arsenal rikthehet të luaj në “King Pouer Stadium” ndaj Lester Sitit, kurse qëndron mbrapa Liverpullit me gjashtë pikë më pak./Indeksonline/