AA
Michael Durkee dëshmirar i Mbrojtjes dhe i cili shërbeu si këshilltar politik i komandantëve supremë të forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë periudhës përkatëse vazhdon sot dëshminë në Speciale.
Ish-këshilltari politik i gjeneralit Clark, dje gjatë dëshmisë në Hagë, u pyet për takimin që ka thënë se e ka shoqëruar shefin e tij me Hashim Thaçin. Atij iu shfaq edhe një dokument si provë nga mbrojtja.
Në dokument si pjesë e delegacionit shiheshin emrat e Hashim Thaçit, Ramë Bujës, Jakup Krasniqit, Xhavit Halitit, Azem Sylës, Blerim Shalës, Edita Tahirit, Mehmet Hajrizit, Fehmi Aganit e Gjergj Dedajt.
“Personat që i kam takuar personalisht kanë qenë Thaçi dhe Krasniqi, emrat tjerë janë thjesht të dëgjuar dhe jo të takuar”, tha ai gjatë dëshmisë së tij.
“ Ju thoni se qëllimi i takimit ishte që pjesërisht Clark dëshironte të kuptonte më mirë synimet politike të UÇK-së dhe kapacitetet ushtarake në rast se do të urdhërohej dhe do të kryhej një operacion ushtarak. Pse ishte e rëndësishme të kuptoheshin synimet politike të UÇK-së në këtë kohë?”, pyeti mbrojtja dëshmitarin.
Ai tha se çdo komandant ushtarak që mendon për misionin është e rëndësishme për të ditur cili është mjedisi në terren.
Në kuadër të aktiviteteve humanitare gjatë këtij muaji, janë shpërndarë 650 pako ushqimore për familjet në nevojë në Tetovë dhe
“VLEN-i vetëm i përkthen deklaratat e Mickoskit, fatkeqësisht këta nuk kanë fuqi as të merren me çështjen e provimit të
Në Ministrinë e Drejtësisë sot u mbajt mbledhje konstituive e grupit të punës për reforma në legjislacionin zgjedhor, me të