AA
Kryeministri Hristijan Mickoski sot nga Shtipi tha se gjyqtarët dhe prokurorët nuk i meritojnë as pagat e tyre aktuale, e lëre më rritjen e tyre, siç po kërkojnë nga BE-ja
Ai theksoi se i vjen për të vjell kur dëgjon për rritjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke qenë se ata kanë vetëm 2% besim nga qytetarët.
“Mendimet e mia për gjyqësorin dhe prokurorinë janë shprehur shumë herë, dhe sa herë që flasin për atë pse jemi vonë në ligjet për reformën gjyqësore, thelbi themelor është një rritje e buxhetit, dhe bashkë me të një rritje e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët kanë një vlerësim prej 2%, dhe kërkohet një rritje e pagave prej 0.8% të BPV-së së gjyqtarëve dhe 0.5% të prokurorëve. Gjithmonë ndiej të përziera, sepse tani as ata nuk i meritojnë këto paga”, tha Mickoski.
Ai tha se kur “të ashtuquajturit ekspertë dalin publikisht dhe kritikojnë Qeverinë për ngecjen e reformave në prokurori dhe gjyqësor”, qytetarëve duhet t’u shpjegohet se cila është reforma thelbësore.
Mickoski theksoi se problemi nuk është në rritjen e pagave, por se ajo duhet të meritohet
Sonte ka filluar zyrtarisht punën grupi i dytë i Akademisë Politike të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Çair. Në
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu i thirrur të komentojë deklaratat e Arben Taravarit të dhëna në emisionin “Debat në Shenja”
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në emisionin “Debat në Shenja” tha se në ASH nuk ka ndodhur ndarje por një