Mickoski: Janë shqyrtuar prioritetet kyçe reformuese për integrimin evropian
Kryeministri Hristijan Mickoski informoi se është mbajtur takim kushtuar agjendës së reformave dhe procesit të integrimit evropian, ku onlajn ka marrë pjesë edhe Gert Jan Kopman, drejtori i Drejtorisë për zgjerim dhe fqinjësi lindore pranë Komisionit Evropian.
Në publikimin në Fejsbuk, Mickoski potencoi se në takimin janë shqyrtuar prioritetet kyçe reformuese dhe hapat e ardhshme në procesin e integrimit evropian.
“Kemi mbajtur takim kushtuar agjendës së reformave, me onlajn fjalim dhe pjesëmarrje të drejtorit të Drejtorisë së Komisionit Evropian për zgjerim dhe fqinjësi lindore, Gert Jan Kopman. Në takimin janë shqyrtuar prioritetet kyçe reformuese dhe hapat e ardhshme në procesin e integrimit evropian”, ka shkruar kryeministrik Mickoski.