AA
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se zëvendëskryeministri Arben Fetai po përpiqet të mësojë gjuhën maqedonase, ndërkaq theksoi se me zëvendësin e tij komunikojnë në gjuhën angleze, përcjell TV21. Mickoski tha se Fetai ka biografi të begatë ndërsa është i shkolluar në universitete të shquara.
https://www.instagram.com/tv21_macedonia/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a29203f7-380a-43c8-b154-b947e7a441c4
“Unë kam bashkëpunim jashtëzakonisht cilësor me zv/kryetarin e qeverisë në gjuhën angleze. Pse? Sepse ai nga mosha 6 vjeçe ka emigruar nga Maqedonia dhe jeton në Belgjikë dhe i flet rrjedhshëm katër gjuhë. Frëngjisht, holandisht, anglisht, e kështu me radhë, tani mos t’i rendis. Komunikimi ynë zhvillohet në anglisht, ai ka biografi jashtëzakonisht kualitative, është shkolluar në universitete të shquara. E di që nuk e ka qëllimin ashtu siç tentojnë disa qendra për shkak të keqpërdorimit politik ta shpërqendrojnë opinionin. Sepse tenton, mundohet ta mësojë gjuhën maqedonase dhe e di sesa energji shpenzon këtu në 15 muajt e fundit”, tha mes tjerash Mickoski.
Partia në pushtet VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj kërkesës së LSDM për uljen e çmimit të karburanteve. MARKETING VMRO-DPMNE thotë se
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. MARKETING Të gjitha rrugët në vend
Partia opozitare LSDM ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, Vase Anakiev. Ata thonë se ky