
Mickoski në pritjen solemne për 24-vjetorin e Marrëveshjes Kornizë
Sot, kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, si dhe një pjesë të delegacionit qeveritar, morën pjesë në një pritje solemne me rastin e shënimit të 24-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë, njofton Flaka Media. I pranishëm ishte edhe kryeparlamentari Afrim Gashi dhe zëvendëskryeministri Ivan Stoilkoviq.
Nesër, më 13.08.2025 (e mërkurë), do të mbahet shënimi i 24-vjetorit nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
Me këtë rast, duke filluar nga ora 10:00, në Sallën Solemne të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të mbahet Seancë solemne në të cilën do të mbajë fjalim Hristijan Mickoski, Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Flaka Media