Mickoski për kritikat e Filipçes: Është e logjikshme që opozita të kritikojë, por të shpifë është gabim
Si kryetar i qeverisë, jam i kënaqur që ka më shumë investime, që shteti ecën përpara dhe është e logjikshme që opozita të kritikojë. Rezultatet do t’i shohim në zgjedhjet e ardhshme, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në lidhje me akuzat e kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe në takimin e sotëm me gazetarët.
MARKETING

“Është e logjikshme, ai është opozitë. Ai mendon se nëse kritikon, nëse ofendon, do të tërheqë vëmendje, është e rëndësishme që ne të bëjmë punën tonë, ja investime të tilla që shteti të ecë përpara, të numërohen investimet sa më shumë, të ketë siguri. Kjo është ajo që më kënaq mua si kryetar i qeverisë”, tha Mickoski i cili mori pjesë në shënimin e 20-të vjetorit të EVN-së dhe vënies në funksion të nënstacionit të ri “Centrallna”.
Nëse e dëgjon LSDM-në, shtoi ai, atëherë kjo është e logjikshme – të shpifësh, të mos thuash të vërtetën.
“Ekipi i tij i piarit i udhëhequr nga një ish këshilltar i një ish kryeministri nga radhët e LSDM-së dhe një i afërm i një politikani të lartë rajonal i cili ka sjellë me vete strategë të piarit- ashtu kanë vendosur t’i këshillojnë në LSDM, se kjo është mënyra se si duhet të bëjnë politikë. Mendoj se është e gabuar për ta, por do t’i shohin rezultatet në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë kryeministri Mickoski.