Mickoski takon Richard Grenell në Mynih, thekson partneritetin strategjik me SHBA-në
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ka njoftuar se gjatë pjesëmarrjes në Munich Security Conference është takuar me Richard Grenell, të dërguarin special për misione të posaçme të presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas Mickoskit, takimi ka qenë produktiv dhe është karakterizuar nga një diskutim i hapur dhe konstruktiv mbi bashkëpunimin mes dy vendeve.
“Takim produktiv dhe diskutim i shkëlqyer me Richard Grenell, i dërguar special i presidentit Trump për misione të posaçme. Marrëdhëniet strategjike me SHBA-në janë themeli i stabilitetit dhe zhvillimit tonë ekonomik. SHBA-ja mbetet mbështetësi ynë më i madh dhe partneri ynë strategjik,” ka theksuar Mickoski.
Ai ka shtuar se në kohë sfidash globale, forcimi i partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është thelbësor për sigurinë kombëtare dhe përparimin ekonomik të Maqedonia e Veriut.