Mickoski: Tani për tani nuk ka kritere të reja për pranim në BE, deklarata e eurokomisares Kos nuk ka të bëjë me Maqedoninë Mickoski
Nuk ka kritere të reja kur bëhet fjalë për pranimin të vendeve kandidate në BE, tani për tani. Deklarata e eurokomisares Marta Kos është dhënë në konotacion të ndryshëm dhe ajo nuk ka të bëjë me Maqedoninë si shtet. Ne kemi politikë plotësisht të harmonizuar të sigurisë dhe të jashtme me Bashkimin Evropian. Punojmë në agjendën e reformave dhe do të bëjmë gjithçka që të jemi më të mirë në atë plan si edhe deri tani, thotë kryeministri Hristijan Mickoski.
“Nuk ka kritere të reja kur bëhet fjalë për pranimin e vendeve kandidate në BE, tani për tani. Do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Ka disa sfida që janë para nesh jo vetëm si vend, por edhe për vet Bashkimin Evropian. Deklarata e eurokomisares është dhënë në një konotacion tjetër dhe nuk ka të bëjë me Maqedoninë si vend. Ne kemi një politikë plotësisht të harmonizuar të sigurisë dhe të jashtme me Bashkimin Evropian. Ne kemi besim absolutisht të plotë në kuadër të Bashkimit Evropian”, tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes për projektimin dhe ndërtimin e gazsjellësin interkonektues Maqedoni e Veriut-Serbi.
Ai shtoi se Qeveria po punon në agjendën e reformave, në përmbushjen e reformave.
“Në raportin e dhjetorit, ishim më të mirët, pres që e njëjta të jetë edhe në raportin e qershorit. Vazhdojmë në atë drejtim në periudhën e ardhshme. Ajo që është detyrimi jonë jasht kushteve dypalëshe, ne do ta përmbushim dhe do të jemi më të mirët. Dhe jemi më të mirët. Ashtu që vazhdojmë në atë drejtim”, tha kryeministri.
Komisionerja evropiane për zgjerimin, Marta Kos, më 25 gusht prezantoi propozimin e Komisionit Evropian për reform të zgjerimit të BE-së dhe përshkroi hapat e planifikuar për integrimin gradual, kontroll më të rreptë të kandidatëve dhe metodologji të re, duke theksuar se bota ka ndryshuar, e me këtë edhe vetë procesi i zgjerimit duhet të ndryshojë.
Ajo në Konferencën e ambasadorëve kroatë në Zagreb tha se zgjerimi nuk do të thotë BE më e madhe, por BE më e fuqishme.
“Bëhet fjalë për krijimin e Evropës, të aftë për të siguruar interesat e veta përballë konkurrencës në rritje nga fuqitë e tjera globale. Ne mund të kemi sukses në këtë vetëm nëse stabilizojmë kontinentin tonë dhe përfshijmë në BE ato vende kandidate që përmbushin obligimet e tyre. Sepse asnjë vend evropian nuk mund ta bëjë këtë vetëm. Zgjerimi është një stabilizues gjeopolitik i Evropës”, tha ajo, duke shtuar se viti 2026 pritet të jetë vit rekord për përparim në zgjerimin e BE-së.
