Mickoski: Turqia është partner i rëndësishëm ekonomik dhe politik
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti të shtunën kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Kreu i Qeverisë deklaroi se gjatë takimit me presidentit Erdogan, u konfirmua bashkëpunimi tradicionalisht i ngushtë, miqësor dhe strategjik midis dy vendeve.
Mickoski vlerëson se marrëdhëniet e shkëlqyera politike bazohen në respekt të ndërsjellë, besim dhe miqësi të sinqertë midis dy popujve.
“Diskutuam mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, rritjen e tregtisë, investimet e reja, si dhe për promovimin e bashkëpunimit në fushat e infrastrukturës, energjisë, turizmit, arsimit dhe mbrojtjes”, deklaroi kreu i Qeverisë.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Theksova rëndësinë e Turqisë si një partner i rëndësishëm ekonomik dhe politik, duke theksuar se Qeveria mbetet e përkushtuar për krijimin e një klime biznesi të favorshme dhe të parashikueshme për investime të reja turke dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Presidenti Erdogan konfirmoi mbështetjen e Turqisë për zhvillimin dhe prosperitetin e Maqedonisë, si dhe gatishmërinë për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”
Gjatë bisedimeve u shkëmbyen mendime mbi sfidat aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, duke theksuar nevojën për stabilitet, bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik të rajonit. /SHENJA/