Milani dhe Interi, kërkojnë blerjen e stadiumit “San Siro”
Milani dhe Interi do të jenë pronarët e rinj të “San Siro”-s. Ky është skenari që mund të marrë jetë orët e fundit sipas Stefano Skaçit të “Tuttosport”. Pak ditë para samitit vendimtar në të cilin dy klubet do t’i japin përgjigjen kryebashkiakut Xhiuzepe Sala në lidhje me projektin e rinovimit të stadiumit “ËeBuild”.
Takimi do të zhvillohet të premten më 13 shtator dhe shumë shpejt mund të marrim vesh nëse dy klubet do të kenë dëshirë për të blerë objektin, teksa ekzistojnë edhe plane për dy stadiume të reja në periferi të Milanos. Sala, i cili dëshiron ta mbyllë çështjen sa më shpejt, tashmë është shprehur pro këtij opsioni. Së fundi, ajo që i shtyn klubet të qëndrojnë në San Siro është kalendari i ngjeshur evropian.
Siç dihet, dy klubet kanë kohë që kërkojnë një shtëpi të re. Milani në veçanti ka shpenzuar disa milionë euro në frontin e San Donato-s me kosto dukshëm të larta. Projekti është aty dhe flitet se mund të nisë nga puna duke përfunduar në vitin 2029. Ndërkohë Interi, nga ana tjetër, mban gjithmonë gjallë hipotezën e Rozano-s./A2Cnn