
Milani gjen modusin se si të kryejë blerjen përfundimtare të Feliksit
Milani është duke planifikuar që në verë ta blejë përfundimisht Zhoao Feliksin nga Çellsi.
Për ta bërë këtë, Milani do të detyrohet t’i shesë dy futbollistë, në mënyrë që ta sigurojë kartonin e Feliksit, i huazuar te “rossonerët” në afatin kalimtar të janarit.
Milani në verë po e mendon shitjen e Teo Hernandezit dhe Rafael Leao-s. Kështu ka shkruar mediumi “La Gazzetta dello Sport” të shtunën. Portugezi 25-vjeçar golin e parë me Milanin e shënoi në debutim kundër Romës, në çerekfinale të Kupës së Italisë.