Milani ndryshon qasjen në merkato, kërkon yjet e reja në Argjentinë
Teksa vijon një sezon me luhatje në fushë, drejtuesit e Milanit janë duke punuar fort në merkato. Më konkretisht, drejtuesit kuqezinj janë fokusuar në Argjentinë.
Sipas “Calciomercato”, Milani është duke ndjekur nga afër dy talene të futbollit argjentinas. I pari është Tiago Fernandez, që luan me Vélez Sarsfield. Lojtari i dytë është Franko Mastantuono dhe luan me River Plejtin.
Tiago Fernandez, 21 vjeç, është një anësor i shpejtë që dallohet për krosimet e tij në zonë. Ai kushton rreth 5 milionë euro dhe ka një kontratë që skadon më 31 dhjetor 2025. Lojtari tjetër, 17-vjeçari Franko Mastantuono, është më i kërkuar në merkato, pasi ka ndjekës në Angli dhe Spanjë. Një mesfushor me tipare sulmuese, që kushton 15 milionë euro dhe ka një kontratë që skadon më 31 dhjetor 2026.
Drejtuesit e Milan po përpiqen t’i sjellin të dy në Milano verën e ardhshme, në mënyrë që të nisë nga puna për ndërtimin e një ekipi të rid he me perspektivë. Ata mund të vishen të dy kuqezi për 25 milionë euro.