Milani, Sportingu dhe Frosinone kërkojnë Ibrahimoviçin kosovar
Arijon Ibrahimoviq, futbollisti kosovar po bën paraqitje fantastike me skuadrën e Frosinone në Serie A. Mesfushori duket se paska rënë në sytë e klubeve si, AC Milan dhe Sportingu i Lisbonës.
Gazetari gjerman, Florian Plettenberg shkruan se skuadra italiane është duke kërkuar blerjen e lojtarit dhe vlera e këtij transferimi pritet të jetë 3.5 milionë euro.
Nëse Bajern Munihu dëshiron ta rikthej në skuadër pas blerjes, atëherë opsioni është për 11 milionë euro. Ibrahimoviqi ka zhvilluar 12 paraqitje me Frosinonen në Serie A dhe në Kupën e Italisë, duke shënuar dy gola dhe dy asiste./Indeksonline/