
Milluoki zhgënjen sërish, Golden Stejt fiton në frymën e fundit
Ekipi i Minesota mbron vendin e parë në Konferencën e Perëndimit pas fitores 128-91 në fushën e Portland. Ndeshje e dominuar nga miqtë, ku 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Më i miri në fushë për Minnesota ishte Eduards me 34 pikë.
Golden Stejt mposhti në sekondat e fundit pas një ndeshje spektakolare kundwr Juta Xhazit me rezultatin 140-137. Klej Tompson, që e nisi ndeshjen nga stoli, realizoi 35 pikë për Uarriorsat, ndërsa 68 pikët e dyshes Sekston-Xhorxh mbetën për statistikë.
Në Lindje, ekipi i Milluokit u mund 113-110 nga Memfisi, duke humbur disi kontaktin me kreun. Antetokounmpo realizoi 35 pikë e 12 asist për miqtë, por që s’mjaftuan pwr tw evituar disfatwn. Për Mefisin, Xhekson dhe Uiliams realizuan nga 27 pikë secili.
NBA-REZULTATET
Memfis – Milluoki, 113-110
Juta Xhazz – Golden Stejt, 137-140
Portland – Minesota, 91-128