
Milot Rashica, asist në fitoren e Beshiktashit
Skuadra e Beshiktashit ka arritur të rikthejë rezultatin ndaj Antaliaspor në pjesën e dytë, duke fituar në fund 2-1 për të kaluar tutje në Kupën e Turqisë.
Antaliaspor ishte në epërsi pas pjesës së parë ndaj Beshiktasit me rezultat 1-0, ku golin e vetëm në këtë pjesëlojë e shënoi anësori i Kosovës, Zymer Bytyqi.
Ndërkohë sulmuesi tjetër kosovar, por te ekipi vendas, Milot Rashica, kishte rast të mirë në minutën e 61-të, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë. Por, bardhezinjtë filluan rikthimin në pjesën e dytë, kur në minutën e 71-të, Rashica harkon bukur në zonë për të gjetur Xhekson Mulekan, i cili me kokë shënoi për 1-1. I njëjti futbollisti në minutën e 88-të shënoi golin që i solli Beshiktasit fitoren, që e dërgon në çerekfinale të Kupës së Turqisë.