![Milot Rashicës i mjaftojnë 6 minuta, për tu bërë protagonist](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2025/02/Ernest-Muci-dhe-Milot-Rashica--850x560.jpg)
Milot Rashicës i mjaftojnë 6 minuta, për tu bërë protagonist
Jo vetëm Ernest Muçi, protagonist te Beshiktashi ishte dhe shqiptari i Kosovës, Milot Rashica.
Ai u hodh nga stoli në minutën e 73-të, duke zënë vendin e autorit të golit Ernest Muçi, teksa vetëm 6 minuta në fushë i mjaftua Rashicës, për t’u bërë protagonist, duke asistuar për golin e dytë të shënuar nga Zhoao Mario, që vulosi edhe shifrat në 2-0.
Ky ishte asisti i katërt në këtë edicion për Rashicën, që së bashku me Muçin, po shndërrohen në lojtarët kyç te Beshiktashi.