AA
Një minator i Trepçës ka protestuar sot para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar nga deputetët që të tejkalojnë bllokadën institucionale dhe të formojnë sa më parë qeverinë dhe Kuvendin, shkruan Gazeta Infokus.
I emocionuar dhe me lot në sy, ai mbajti në duar fotografi që dokumentonin protestat historike të minatorëve përballë regjimit serb, duke kërkuar të drejtat e tyre.
“Në emër të minatorëve kam ardhë sot këtu… na kanë keqpërdor serbët, na përdorën resurset… ju dhamë votat, e këta na keqpërdorën. Ju lutem, sa më parë me formu qeverinë e Kuvendin, e mos me ju dhanë material Serbëve…”, u shpreh minatori në një deklaratë prekëse para mediave.
Ai i bëri thirrje të gjithë deputetëve që të marrin përgjegjësinë dhe të veprojnë për të mirën e qytetarëve, duke kujtuar se minatorët e Trepçës kanë qenë gjithmonë në vijën e parë të sakrificës për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Protesta e tij simbolike vjen në kohën kur Kosova ndodhet në krizë institucionale për shkak të dështimit të partive politike për të arritur marrëveshje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.
Besimtarët muslimanë në mbarë botën shënojnë Natën e Kadrit, duke mbushur xhamitë për të kryer lutje dhe namaz, raporton Anadolu.
Ish-anëtari i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, kritikoi partitë kryesore maqedonase për mungesë vizioni dhe
Ish-avokati i popullit, Naser Ziberi, mbrëmjen e sotme në emisionin “Debat në SHENJA” kritikoi qëndrimet e palës maqedone në lidhje