Minesota shkatërron Denverin dhe barazon serinë
Minnesota fitoi sot thellë 115-70 në gjysmëfinalen e gjashtë “play off” ndaj Denverit, duke barazuar në 3-3 serinë e takimeve. Për pasojë, finalistja e parë në Konferencën e Perëndimit do të dalë nga ndeshja e shtatë dhe e fundit.
Ashtu sikurse pritje, Minesota e shfrytëzoi në maksimum faktorin fushë dhe ndali serinë e 3 fitoreve radhazi të Denverit. Madje me një lojë spektakolare, sidomos në mbrojtje, duke mos lejuar rivalët të shënojnë shumë.
Entoni Eduards me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, mbështetur edhe nga MekDanies me 21 pikë. Mirë u paraqit edhe stoli, nga ku erdhën 34 pikë. Për Denverin, Jokiç realizoi 22 pikë, i pambështetur sa duhet nga shokët.
Konferenca e Lindjes
Nju Jork – Indiana, (3-2)
BOSTON – Klivlendi, (4-1)
Konferenca e Perëndimit
Denveri – Minesota, 70-115 (3-3)
Oklahoma – Dallasi, (2-3)