Ministri Azir Aliu largon nga kabineti Sabri Azirin, zëdhënësin e dëshmuar dhe të përkushtuar
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka marrë vendimin për të larguar nga kabineti i tij zëdhënësin Sabri Aziri – një figurë e njohur për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij në detyrë.
Largimi i Azirit ka ngjallur reagime në opinion, pasi ai për një kohë të gjatë ka qenë zëri zyrtar i Ministrisë në periudha sfiduese për sektorin e shëndetësisë, duke fituar respektin e qytetarëve dhe mediave për komunikimin transparent dhe etikën profesionale.
Në një reagim të gjatë dhe emocional, Sabri Aziri ka njoftuar dorëheqjen e tij, duke falënderuar qytetarët, kolegët dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Ai thekson se ka punuar me përkushtim dhe ndershmëri, duke vënë gjithmonë interesin e qytetarëve në qendër të çdo angazhimi.
“Jam krenar që gjatë gjithë kohës kam vepruar mbi parimin se shëndeti nuk njeh etni, parti apo dallime të tjera,” shkruan Aziri në reagimin e tij.