![Ministri Murtezani takohet me ambasadoren Ageler: Të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe integrimin e vendit në BE](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/07/20240718153517_big_730x400_54.webp.webp)
Ministri Murtezani takohet me ambasadoren Ageler: Të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe integrimin e vendit në BE
Ministri për Çështje Evropian, Orhan Murtezani është takuar me ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler.
Në takim, siç thuhet në njoftimin, është konfirmuar përkushtimi i përbashkët për luftën kundër korrupsionit stabilitetin dhe zhvillimin e proceseve demokratike.
“Ambasadorja Ageler theksoi mbështetjen e SHBA-së në rrugën tonë të euro-integrues dhe potencoi rëndësinë e qasjes aleate për arritjen e zhvillimit dhe stabilitetit të dëshiruar, si në vendin tonë ashtu edhe në të gjithë rajonin.Biseduam edhe për Agjendën reformuese të Planit të rritjes, që do të sigurojë përshpejtimin e rritjes ekonomike të vendit, por edhe përafrimin drejt standardeve evropiane, gjë që do të lehtësojë integrimin tonë në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e ministrit Murtezani.