Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali: Maqedonia e Veriut me progres të dukshëm në Agjendën e Reformave para ambasadorëve të BE-së
Në një takim me shefat e misioneve të vendeve anëtare të BE-së, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, prezantoi progresin në zbatimin e Agjendës së Reformave 2024–2027.
“Nga gjithsej 21 hapa reformues të dorëzuar, për 16 pritet vlerësim pozitiv, që mund të mundësojë lirimin e rreth 70 milionë eurove mbështetje financiare.
U theksua progresi në fusha kyçe si menaxhimi i financave publike, tranzicioni energjetik, kapitali njerëzor dhe mjedisi i biznesit, duke kontribuar në përmirësimin e qeverisjes dhe përafrimin me standardet e BE-së.
Njëkohësisht, u theksua se mbeten sfida, veçanërisht në reformat komplekse ligjore dhe hapat brenda periudhës së grace-it. Qeveria po forcon koordinimin dhe bashkëpunimin me Komisionin Evropian.
“Agjenda e Reformave nënkupton rezultate konkrete për qytetarët dhe forcim të besimit në institucione”, theksoi zëvendëskryeministri Sali.