
Ministri Taravari merr pjesë në Forumin Ballkanik të Shëndetësisë dhe Biznesit në Turqi
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, po merr pjesë në Forumin Ballkanik të Shëndetësisë dhe Biznesit që po zhvillohet në Edirne të Turqisë. Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësues nga 13 shtete të ndryshme të rajonit.
Në fjalimin e tij, Taravari theksoi rëndësinë e këtij forumi dhe nënvizoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes vendeve pjesëmarrëse në fushën e shëndetësisë.
Ministri gjithashtu falënderoi ministrin turk të Shëndetësisë, prof. dr. Kemal Memişoğlu, për organizimin e këtij forumi si dhe mikpritjen e ngrohtë të qytetit të Edirnesë.