AA
Përmirësimi i infrastrukturës, ujësjellësit dhe kanalizimeve, rrjetit të sistemit atmosferik dhe mbrojtjes nga përmbytjet janë vetëm disa nga 44 projektet, të cilat sot u firmosën nga 33 komunat me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në vlerë prej 227 milion denarëve, përcjell TV21. Ministri Izet Mexhiti tha se kriteret primare kanë qenë nevojat e qytetarëve dhe përmirësimin e standarvede të jetesës së tyre.
“Kritere, nuk ka pasur ndarje as në baza partiake e as në baza etnike. Patë që kishet kryetarë komunash edhe nga pozita edhe nga opozita, edhe shqiptare edhe maqedonase, por me rëndësi janë projektet më të mira për një standard më të mirë të qytetarëve”, tha Izet Mexhiti, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Pas rastit të fundit në të cilin një nënë dhe vajza e saj humbën jetën, shoqatat joqeveritare u bëjnë apel
Pas reagimit të Kuvendit Studentor në Universiteti “Nënë Tereza” lidhur me kërkesën për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën
Konfliktet rajonale në rritje në Lindjen e Mesme kanë ndërprerë rrugët tradicionale globale, duke e sjellë në qendër të vëmendjes