
Ministria e Transformimit Digjital, thirrje për financim të projekteve digjitale
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ka njoftuar shpalljen e thirrjes për pjesëmarrje në programin “Evropa digjitale”. Komisioni Evropian ka ndarë 1.3 miliardë euro për projektet në fushën e sigurisë kibernetike dhe aftësive digjitale. Ky është viti i dytë i realizimit të këtij programi, ndërsa Qeveria do të mbulojë 50% të bashkëfinancimit për kompanitë vendore që aplikojnë.
“Qëllimi i kësaj thirrjeje është forcimi i rrjeteve evropiane të “habeve” digjitale, në të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe vendet partnere, duke siguruar mbulesë të plotë rajonal. Nisma ka për qëllim ta përmirësojë dhe ta rrisë kapacitetin e plotësimit të nevojave të transformimit digjital me përqendrim të veçantë zhvillimin dhe përdorimin e teknologjive dhe aplikimeve për nevojën e inteligjencës artificiale. Fituesit në këtë thirrje do të sigurojnë shërbime për transformim digjital për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por edhe institucioneve publike duke përfshirë testimin para investimit, ofrimin e qasjes deri te ekspertiza teknike dhe kapacitete eksperimentuese për inteligjencë artificiale, trajnim dhe zhvillim të aftësive, përkrahje për rikualifikim, si dhe përsosjen e forcës së punës në teknologji digjitale”, – deklaroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.
Thirrja e Komisionit Evropian për projekte të inteligjencës artificiale, sajber sigurisë dhe aftësitë digjitale është hapur që nga 3 prilli dhe do të zgjasë deri më 14 maj.