Minxhozi: Berisha është pajtuar me faktin që do humbë mandatin. Protestat e opozitës? Duhet të sjellin njerëz
Analisti Skënder Minxhozi thotë se Sali Berisha është pajtuar me faktin që do e humbë mandatin e deputetit.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Minxhozi u shpreh se protestat e opozitës nuk kanë pjesëmarrje.
“Berisha e ka në kontroll lodrën e tij politike, por nuk është e mjaftueshme për të sjellë rotacionin. Besoj se ai është pajtuar me faktin. Kjo i mjafton për momentin.
Se çfarë ndodh pas zgjedhjeve duhet folur në një moment të dytë. Janë pak si shumë si kërkesa. Së pari, protestat e opozitës duhet të sigurojnë pjesëmarrje.
Pjesëmarrja ishte modeste. Protestat kanë qenë të importuara nga rrethet. Kjo është sfida që të nxjerrin njerëzit në shesh. Kanë tentuar që në 2013 për ta rrëzuar, por nuk ia kanë dalë”, theksoi ai./m.j