AA
Deputetët e RMV-së në vazhdimin e seancës së 60-të, me 84 vota “pro”, e kanë miratuar Ligjin për lëshimin e vauçerëve me vlerë, me të cilin çdo student do të marrë 250 euro për pajisje elektronike.
Në kuadër të seancës së 60-të, deputetët i miratuan ligjet si në vijim – Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rezervat e mallrave, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhanin, produktet e duhanit dhe produktet e ngjashme dhe Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zonat zhvillimore teknologjike industriale.
Deputetët, në kuadër të vazhdimit të seancës së 62-të, miratuan edhe Ligjin për aktivitetin inovativ, zhvillimin shkencor dhe teknologjik dhe sipërmarrjen.
Nënkryetari i Kuvendit, Antonio Milloshoski, informoi se seanca pas pikës së mbetur për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës në misionin UNIFIL do të caktohet në mënyrë plotësuese.
Një seri incidentesh me zjarre ka alarmuar kryeqytetin gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, ku tri automjete
Sot, më 20 shtator, mbushen tre vjet nga ndarja nga jeta e profesorit të njohur Nazmi Maliqi. Në këtë datë
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi sot nga Struga se kryeministri Hristijan Mickoski nuk êshte ne listen e publikuar te