Mirëpriti në jetë fëmijën me ish-partneren 54 vite më të vogël, Al Pacino tregon si është të bërit baba në moshën 83-vjeçare
Al Pacino luajti disa nga personazhet më ikonë gjatë karrierës së tij të aktrimit, Michael Corleone në The Godfather, Tony Montana në The Marked dhe Frank Serpico në Serpico.
Por të qenit baba, është ndoshta roli i tij më përmbushës nga të gjithë. Në kujtimet e tij, të titulluar “Sonny Boy”, aktori 84-vjeçar shkroi për katër fëmijët e tij, Julie, 34 vjeç, binjakët Anton dhe Olivia, 23 vjeç dhe Roman, 16 muajsh.
Ndërsa në një intervistë për PEOPLE, ylli i Hollywood foli për dashurinë që ka për fëmijët e tij.
“Është kaq e mrekullueshme të kesh fëmijë. Për mua është unike. Më pëlqen shumë. Më ndryshoi, nëse doni ta quani kështu, për mirë. Më ndryshoi mënyrën se si e shikoja jetën. Ideja që fokusohesh te njerëzit e tjerë, jo te vetja, te fëmijët e tu… ja ku është dashuria e vërtetë”.