Misi i Maqedonisë ra nga lartësia duke bë “selfi”, theu 11 brinjë
AA
Ish-Miss Maqedonia, modelja dhe influencuesja Emilia Rozman është vajza e cila së fundmi u rrëzua dhe u plagos rëndë në parkingun pranë “Gjirit të Eshtrave” në Ohër.
Ndryshe, në policinë e Ohrit më 6 korrik në ora 21:40 është raportuar se E. R. (32) nga Shkupi duke bërë fotografi pranë rrethojës metalike të parkingut në kompleksin turistik “Gjiri i Eshtrave” afër fshatit Peshtan të Ohrit, ka rënë dhe ka marrë lëndime të rënda, njoftoi MPB.
Emilia tani ka shkruar në profilin e saj në Facebook nga shtrati i saj në spital dhe ka shpjeguar se si ndodhi aksidenti ku ka thyer 11 brinjë gjatë rënies prej 7 metra lartësi, transmeton portali Lideri.mk.
“Të shtunën në mbrëmje pata një aksident në Gjirin e Eshtrave në Ohër, ku rrëshqita, pjesërisht nga ngathtësia, pjesërisht nga vlerësimi i keq i hapësirës, nuk mund të komentoj për ndërtimin e gardhit sepse nuk jam kompetentedhe kam rënë rreth 7 metra dhe kam thyer 11 brinjë. Me këtë më janë dëmtuar edhe mushkëritë dhe jam transferuar nga spitali “Shën Erazmus” në Kirurgjinë Torakale në Shkup”, ka shkruar Rozman./Lider
Dënim me kusht për ish-kryetaren e Antikorrupsionit, Tatjana
Gjykata Themelore Penale në Shkup e shpalli fajtore ish-kryetaren e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, për veprat
Gashi takon përfaqësuesit e NED dhe EPI, në
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka pritur në takim përfaqësues të Fondacionit Kombëtar për Demokraci (NED)
Ministria e Financave: Qeveria ka miratuar strategjinë për
Qeveria ka miratuar strategjinë për luftën kundër mashtrimeve dhe mbrojtjen e interesave financiare të BE-së për periudhën 2026 – 2030.