
Misi i Maqedonisë ra nga lartësia duke bë “selfi”, theu 11 brinjë
AA
Ish-Miss Maqedonia, modelja dhe influencuesja Emilia Rozman është vajza e cila së fundmi u rrëzua dhe u plagos rëndë në parkingun pranë “Gjirit të Eshtrave” në Ohër.
Ndryshe, në policinë e Ohrit më 6 korrik në ora 21:40 është raportuar se E. R. (32) nga Shkupi duke bërë fotografi pranë rrethojës metalike të parkingut në kompleksin turistik “Gjiri i Eshtrave” afër fshatit Peshtan të Ohrit, ka rënë dhe ka marrë lëndime të rënda, njoftoi MPB.
Emilia tani ka shkruar në profilin e saj në Facebook nga shtrati i saj në spital dhe ka shpjeguar se si ndodhi aksidenti ku ka thyer 11 brinjë gjatë rënies prej 7 metra lartësi, transmeton portali Lideri.mk.
“Të shtunën në mbrëmje pata një aksident në Gjirin e Eshtrave në Ohër, ku rrëshqita, pjesërisht nga ngathtësia, pjesërisht nga vlerësimi i keq i hapësirës, nuk mund të komentoj për ndërtimin e gardhit sepse nuk jam kompetentedhe kam rënë rreth 7 metra dhe kam thyer 11 brinjë. Me këtë më janë dëmtuar edhe mushkëritë dhe jam transferuar nga spitali “Shën Erazmus” në Kirurgjinë Torakale në Shkup”, ka shkruar Rozman./Lider
Tragjedi në Prilep: Vret nipin dhe djalin e
Një ngjarje makabre ka tronditur Prilepin gjatë natës. Një burrë, sipas informacioneve të para jozyrtare, ka kryer një akt të
“Më sjell mëngjesin në shtrat…” Anita rrëfen dashurinë
Anita Muçaj Haradinaj, në një intervistë për “S’e Luan Topi” me Erjona Rusin, tregoi njohjen me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush
Ibrahimi: Nëse BDI qëndron pas zjarreve, ky është
Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ashpër pas informacioneve që lidhen me përfshirjen e eksponentëve të