
Mobilizohet opozita shqiptare, nis furishëm me mbledhjen e nënshkrimeve për Taravarin
Opozita shqiptare ka nisur mobilizimin gjithandej për të mbledhur nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën e Arben Taravarit për President.
Në Tetovë është parë një masivitet më i madh i qytetarëve të cilëve iu ka prirë kreu i Tetovës dhe njëherit edhe kryetar i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
“Populli ka vendosur për NDRYSHIM! Arbeni për President” tha mes tjerash Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.
Organizim të ngjajshëm për të grumbulluar nënshkrimet është bërë mëngjesin e sotëm edhe në komuna tjera si Çair, Kumanovë dhe Strugë.
Sot e bëmë hapin e parë drejt ndryshimit të madh që po bëhet realitet këtë pranverë. Bashkë me kreun e Lidhjes Demokratike, Izet Mexhitin, dhe me qindra bashkëaktivistë, hodhëm nënshkrimin në KSHZ, në mbështetje të kandidaturës së z. Arben Taravarit për President të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Fitorja e Arben Taravarit në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit do të jetë paralajmërim i fitores së madhe të opozitës shqiptare më 8 maj. Ndryshimi me VLEN po vjen!”, shkroi kreu i Alternativës, Afrim Gashi në Facebook./ZYRTARE.net/