
Modelja amerikane e TikTok arrestohet për herë të dytë duke vjedhur veshje në dyqan (fotot)
Një modele e njohur e TikTok në SHBA akuzohet se mburrej në rrjet me rroba të vjedhura nga një supermarket në Florida teksa është ndaluar për herë të dytë duke vjedhur nga i njëjti dyqan.
22 vjeçarja Marlena Velez, ishte në media muajin që shkoi për arrestimin pasi vodhi 16 artikuj me vlerë rreth $500 nga dyqani ‘Target’— para se të identifikohej nga videot e saj në TikTok, që i shpërndante për 400,000 ndjekësit e saj.
Tani ajo përballet me të tjera akuza vjedhjeje pas arrestimit të dielën për vjedhje nga i njëjti dyqan, shkruan rrjeti vendas NBC 2.
Policia tha se Velez kishte ndërruar kodet e identifikimit të veshjeve në kasën e dyqanit duke përfituar pa paguar veshje dhe artikuj shtëpiakë në vlerë rreth $225.