
Modric nxit Milanin të transferojë lojtarin e Real Madridit
AA
Me ardhjen e Alvaro Carreras nga Benfica për 50 milionë euro, e ardhmja e Fran Garcia te Real Madridi është vënë në dyshim. Për 25-vjeçarin ka një interes të shtuar ditët e fundit nga Milani. Kuqezinjtë e shohin Fran Garcia si zëvendësuesin ideal të të larguarit Theo Hernandez.
Mediat italiane raportojnë se një shtysë e fortë për transferimin e Fran Garcia drejt Milanit është edhe Luka Modric.
Kroati që nënshkroi para pak dite me kuqezinjtë, ka dhënë mbështetjen e tij të fortë ardhjen e Fran Garcia te kuqezinjtë.
Në anën tjetër, Real Madridi është i hapur për largimin e 25-vjeçarit të krahut të majtë për një shifër rreth 20 milionë euro, çmim mëse i përballueshëm edhe për Milanin.
Ditët në vijim pritet të ketë negociata zyrtare mes palëve.
Me transferimin e Alvaro Carreras, i cili do jetë titullar i padiskutueshëm në krahun e majtë, ulen ndjeshëm shanset e Fran Garcia, ndaj largimi i tij nga Real Madrid këtë verë duket i pashmangshëm.