Mohamed Sallah, për 77 mln euro kalon në kampionatin e Arabisë Saudite?
E ardhmja e Mohamed Sallahut është në udhëkryq. Sallah ka një kontratë me Liverpullin deri më 30 qershor dhe, në mungesë të një rinovimi dhe mundësia e një lamtumire po bëhet gjithnjë e më e mundshme. Nga ana tjetër, rroga faraonike e egjiptianit prej rreth 18 milionë paund në vit, komplikon gjërat me “The Reds”.
Sipas asaj që u zbulua nga “Daily Mail”, një nga tabloidet kryesore angleze, në Arabinë Saudite janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një pagë të çmendur për t’iu bashkuar yjeve si Kristiano Ronaldo, Sadio Mane, Karim Benzema dhe Rijad Marez.
Në Arabi ofrojnë një shifër monstruoze, 77 milionë euro, para të cilat sulmuesi mund t’i përfitojë për dy vite.