Mohamed Sallah vendos një rekord të ri në historikun e Liverpullit
Ylli egjiptian, Mohamed Sallah bëri histori në ndeshjen e Liverpullit në Ligën e Evropës ndaj Sparta Pragëas në “Anfield”. Liverpulli fitoi me rezultat 6-1 ndeshjen kthyese të fazës së 1/8-tës së Ligës së Evropës duke kaluar tutje në çerekfinale. Megjithatë, goli më i shquar i lojës ishte goli i tretë i “The Reds” i shënuar nga ylli i ekipit, Sallah, i cili i siguroi vetes një vend në historinë e klubit nga “Anfieldi”.
Me këtë gol, Sallah u bë lojtari i parë i Liverpullit që shënon 20 gola në të gjitha garat për sezonin e shtatë radhazi. Sallah është i pesti në listën e golashënuesve më të mirë në histori të Liverpullit, pasi ka shënuar 206 gola në 336 ndeshje të Liverpullit.
Roxher Hunt (285), Gordon Hoxhson (241) dhe Billi Lidell (228) janë përpara egjiptianit, ndërsa Ian Rash është golashënuesi rekordmen i klubit, pasi ka shënuar plot 346 gola për skuadrën nga “Mersejsajd”.
Megjithatë, e ardhmja e Sallahut mbetet një pikë diskutimi në “Anfield”, me lojtarin në 18 muajt e fundit të kontratës së tij atje.” The Reds” refuzuan një ofertë verbale prej 175 milionë euro nga skuadra e Superligës Saudite, “Al Ittihad” për shërbimet e Sallahut verën e kaluar, dhe ky klub thuhet se është gati për të rinovuar interesin e tyre për lojtarin, në verën e ardhshme.